Kancer i Mushkerive me Metastaze te Vetme ne Zorren e Trashe

Shtyp
Kategoria paraardhëse: Klinike Kategoria: Raste Klinike
Publikuar më E Mërkurë, 21 Mars 2012 Shkruar nga Ilir Halili

Pacient mashkull, 60 vjeç, duhanpires (80 paketa ne vit) paraqitet me nje kolle prej disa muajsh, ndonjehere e shoqeruar me sputum te lyer me gjak. Si pjese e ekzaminimit te ketyre simptomave, kryhet nje radiografi e toraksit, qe zbulon nje mbushje te zonave ilare polmonare. Per kete arsye kryhet nje tomografi e kompjuterizuar (TK) qe zbulon nje mase ne lobin superior te majte qe rrethon bronkun kryesor te majte ne nivelin e karenes dhe arterien polmonare, pa prani linfoadenopatie te mediastinit.

 Pacienti u vleresua per nje nderhyrje te mundshme kirurgjikale qe tregoi se masa nuk mund te hiqej. U krye nje PET-TK   qe tregoi nje rritje te marrjes se 18-FDG ([18]fluorine fluorodeoxyglucose) nga masa ilare si dhe nje zone qe merrte kontrastin ne zorren e trashe, ne traktin ashendent (Fig. 1). Linfonodet mediastinike nuk merrnin kete kontrast.

 

Fig.1 - PET-TK

 

Diagnoza diferenciale per kete zone qe merrte kontrastin ne kolon (zorre te trashe) perfshinte abcesin, polipe adenomatoze, adenoma hamartomatoze, kancer primitiv te zorres se trashe dhe nje demtim metastatik [1]. Pacienti kishte kryer nje kolonoskopi 2 vjet perpara ketij vleresimi, por qe nuk kishte treguar shenja te nje demtimi malinj. U rikrye nje kolonoskopi, qe zbuloi nje mase ne traktin ashendent te zorres se trashe (Fig. 2) dhe biopsia tregoi nje karcinome skuamoqelizore qe perputhej me nje primitiv polmonar. Stadimi i pacientit kaloi nga nje stad III (T4N0M0) ne nje stad histologjik IV (M1), dhe trajtimi i pacientit ndryshoi nga nje radiokemioterapi ne nje kemioterapi me qellime kurative. Ne pacientet me semundje klinike te stadit III, PET do te zbuloje metastaza ekstratoraksi ne rreth 25% te pacienteve [2]-[4].

Fig.2 - Imazh nga Kolonoskopia 

Pacientet qe jane duke u marre ne shqyrtim per nje prerje ose radiokemioterapi dhe paraqesin zona jasht toraksit qe shenojne nje rritje te marrjes se FDG ne skanimin PET duhet ti behet nje vleresim patologjik i demtimeve te dyshuara. Eshte i rendesishem sidomos vleresimi patologjik i demtimeve solitare (te vetmuara). Nje review retrospektive e koheve te fundit te pacienteve me kancer te mushkerive jo me qeliza te vogla (eng. non–small-cell lung cancer (NSCLC)) zbuloi qe demtimet solitare ekstrapolmonare vezhgoheshin ne PET-TK ne 21% te pacienteve, dhe 46% e demtimeve ishin ose nje kancer tjeter, ose tumore beninje ose inflamacione [5]. Me pare zorra e trashe nuk konsiderohej si nje zone frekuente e metastazave nga NSCLC; gjithsesi, skanimet PET mund te tregojne nje incidence me te larte te metastazave ne zorren e trashe se sa mendohej me pare. Nuk eshte akoma i qarte menaxhimi i pacienteve me demtime solitare qe zbulohen ne skanimet PET. Te dhenat thone qe nje pjese e pacienteve me metastaza solitare ne tru ose ne gjendrra mbiveshkore mund te kene nje rritje te mbijeteses me prerjen demtimeve metastatike paresore dhe te vetmuara [6][7]. Nuk dihet akoma nese eshte e mundur nje rritje e mbijeteses me prerjen e metastazave paresore polmonare dhe te vetmuara visherale.


Artikull i marre nga Journal of Clinical Oncology 2006; 24: 4939- 4940

Shkruajtur nga Thomas E. Stinchcombe , Mark A. Socinski , Lisa M. Gangarosa , Amir H. Khandani

 

BIBLIOGRAFIA E PERMENDUR

1. Israel O, Yefremov N, Bar-Shalom R, et al: PET/CT detection of unexpected gastrointestinal foci of 18F-FDG uptake: Incidence, localization patterns, and clinical significance. J Nucl Med 46:758-762, 2005

2. Detterbeck FC, Falen S, Rivera MP, et al: Seeking a home for a PET, part 2: Defining the appropriate place for positron emission tomography imaging in the staging of patients with suspected lung cancer. Chest 125:2300-2308, 2004

3. MacManus MP, Hicks RJ, Matthews JP, et al: High rate of detection of unsuspected distant metastases by pet in apparent stage III non-small-cell lung cancer: Implications for radical radiation therapy. Int J Radiat Oncol Biol Phys 50:287-293, 2001

4. Eschmann SM, Friedel G, Paulsen F, et al: FDG PET for staging of advanced non-small cell lung cancer prior to neoadjuvant radio-chemotherapy. Eur J Nucl Med Mol Imaging 29:804-808, 2002

5. Lardinois D, Weder W, Roudas M, et al: Etiology of solitary extrapulmonary positron emission tomography and computed tomography findings in patients with lung cancer. J Clin Oncol 23:6846-6853, 2005

6. Shahidi H, Kvale PA: Long-term survival following surgical treatment of solitary brain metastasis in non-small cell lung cancer. Chest 109:271-276, 1996

7. Porte H, Siat J, Guibert B, et al: Resection of adrenal metastases from non-small cell lung cancer: A multicenter study. Ann Thorac Surg 71:981-985, 2001

Njoftime

2013 Kancer i Mushkerive me Metastaze te Vetme ne Zorren e Trashe. MjekesiaSot
Powered by Joomla 1.7 Templates