Hipertensioni ne Shtatzani

Shtyp
Kategoria paraardhëse: Klinike Kategoria: Shenime Klinike
Publikuar më E Diel, 04 Mars 2012 Shkruar nga Ilir Halili

Cilat jane rreziqet e hipertensionit kronik ne shtatzani?

Grate me hipertension kronik kane nje mundesi me te madhe per te zhvilluar preeklampsi (17% deri ne 25% krahasuar me 3% deri ne 5% te popullsise se pergjithshme) si dhe nje thyerje (eng. abruption) te placentes, zvogelim te rritjes se fetusit, lindje para kohe dhe lindje çezare. Preeklampsia eshte shkaku kryesor i lindjeve parakohe dhe i lindjeve çezare ne kete popullate.

Si ndryshon gjate shtatzanise presioni i gjakut ne grate me hipertension kronik?

Shumica e grave me hipertension kronik kane nje ulje te presionit te gjakut gjate shtatzanise, e ngjashme kjo me ate qe shihet tek grate me presion normal te gjakut; presioni i gjakut bie rreth fundit te trimestrit te pare dhe rreth trimestrit te trete rritet serish drejt vlerave qe ishin para shtatzanise . Si pasoje, ilaçet antihipertensive shpeshhere mund te ulen gjate shtatzanise.


Cilat jane vlerat e presionit te gjakut qe konsiderohen te rekomandueshme gjate shtatzanise?

Udhezues (eng. guidelines) te ndryshem profesional japin rekomandime te ndryshme per sa i perket indikacioneve per te nisur nje terapi (duke shkuar nga nje presion i gjakut >159/89 deri ne >169/109 mmHg) dhe objektivave te presionit te gjakut per ata qe marrin nje terapi (duke shkuar nga <140/90 mmHg deri ne <160/110 mmHg). Per grate qe vazhdohet terapia antihipertensive, duhet te shmanget nje ulje agresive (e menjehershme) e presionit te gjakut, megjithse nuk ka trial prospektiv te kontrolluar per te mbeshtetur keto rekomandime.


Cilat ilaçe rekomandohen per trajtimin e hipertensionit gjate shtatzanise?

Ilaçi antihipertensiv me numrin me te madh te te dhenave per sa i perket sigurise se fetusit eshte metildopa, qe eshte perdorur gjate shtatzanise qe nga 1960. Labetaloli, nje bllokues i kombinuar i receptorit alfa dhe beta, shpeshhere rekomandohet si nje terapi e linjes se pare ose se dyte per hipertensionin ne shtatzani. Bllokuesit e kanaleve te kalciumit me veprim te zgjatur gjithashtu duken se jane te sigurte ne shtatzani, megjithse eksperienca eshte me e perkufizuar ne krahasim me labetalolin. Bllokuesit e enzimes transformuese te angjotensines (eng. angiotensin-converting–enzyme) dhe bllokuesit e receptorit te angjotensines jane te kunderindikuar ne shtatzani.

NEJM Gusht 2011

Per detaje me te gjera mbi tematiken:

Ellen W. Seely, M.D., and Jeffrey Ecker, M.D. Chronic Hypertension in Pregnancy. N Engl J Med 2011; 365:439-446 [Link] (Per te lexuar artikullin e plote mund te jete i nevojshem regjistrimi i thjeshte ose me pagese)

Njoftime

2013 Hipertensioni ne Shtatzani. MjekesiaSot
Powered by Joomla 1.7 Templates